mprehtësi
MPREHTËSI f.
- 1. Të qenët i mprehtë, vetia e diçkaje të mprehtë (për thikën, briskun etj.). Mprehtësia e thikës (e shpatës, e gërshërëve). Mprehtësia e dhëmbëve. S'ka mprehtësinë e duhur.
- 2. Të qenët i lartë e therës, të qenët i thekshëm a i mprehtë (për zërin). Mprehtësia e zërit.
- 3. Të qenët i zgjuar e i shkathët nga mendja, të qenët i mprehtë (për njerëzit); të qenët i thellë, të qenët me kuptim a me domethënie të thellë; të qenët i hollë a i mprehtë (për mendimet, për fjalët etj.). Ka mprehtësi të madhe. Dallohet për mprehtësi mendimi. Ju përgjigj me mprehtësi.