mprehur
MPREHUR mb.
- 1. Që i është mprehur tehu. Thikë (sharrë) e mprehur. Gërshërë të mprehura.
- 2. Që është bërë me majë, që është holluar në njërin skaj ose në të dy skajet. Laps i mprehur.
- 3. I gatshëm e i prirur të mbajë një qëndrim të vendosur kundrejt dikujt a diçkaje; që është i nxitur a i ndërsyer kundër një tjetri, që është bërë gati të veprojë (kundër) dikujt a diçkaje. Ishte i mprehur. I mprehur për sherr (për grindje, për rrahje). I mprehur për luftë. I mprehur për t'u zënë.
- 4. Që i ka acaruar marrëdhëniet me dikë, që është zënë me dikë, i zemëruar. Iku i mprehur. U largua (u ndanë) të mprehur.
- Qëndrojmë me armë të mprehura jemi të gatshëm e të përgatitur për të përballuar çdo sulm, jemi syhapët e të gatshëm kundër çdo armiku. Rrinte (dëgjonte) me veshë të mprehur dëgjonte mirë e me kujdes që të mos i shpëtonte asgjë, rrinte i përqendruar e i vëmendshëm.