MREKULLUESHËM mb.

  • Që të habit e të bën për vete, që të mahnit me cilësitë e rralla, me bukurinë, me forcën, me madhështinë e vet etj.; që është shumë i mirë, shumë i bukur, i jashtëzakonshëm, që na tërheq pa masë, i përsosur, i shkëlqyer. Popull i mrekullueshëm. Njerëz të mrekullueshëm. Grua (vajzë, shoqe, punëtore) e mrekullueshme. Burrë (djalë, shok, punëtor) i mrekullueshëm. Vend i mrekullueshëm. Tokë e mrekullueshme. Ujë i mrekullueshëm. Kohë e mrekullueshme. Vepër (këngë, valle) e mrekullueshme. Mendim i mrekullueshëm. Është i mrekullueshëm. Ka duar të mrekullueshme.