mugët
MUGËT mb.
- 1. Që është gjysmë i errët, që s'është i ndriçuar mirë, që s'ka dritë të plotë; i turbullt, i murrët, i vrenjtur. Ditë e mugët. Qiell i mugët. Rrugë të mugëta. Dritë e mugët. Shkëlqim i mugët.
- 2. fig. I ngrysur, i zymtë, i vrenjtur. Me fytyrë të mugët. Ishte (rrinte) i mugët.
- 3. fig. Që s'kuptohet mirë a lehtë, jo i qartë; që s'është i përcaktuar mirë, i turbullt, i mjegullt. Mendime (pikëpamje) të mugëta. Përgjigje e mugët.
MUGËT ndajf.
- 1. Si mugëtirë, si gjysmerrësirë (në të ngrysur ose në të gdhirë); në kohën kur sapo ka filluar të erret ose të gdhihet. Është mugët.
- 2. Me dritë jo të plotë, jo qartë, zbehtë; veshur si me mjegull, marrtas, turbull. Duket mugët. E shoh mugët.
- 3. fig. Në mënyrë të tillë që është vështirë të kuptohet, jo qartë, turbull. Flet mugët. Ishte dhënë mugët mendimi (ideja).
MUGËT as.
- Mugëtirë. Të mugëtit e mbrëmjes (e mëngjesit). Që në të mugët. Filloi (ra) të mugëtit.