MUGËTIRË f.

  • 1. Gjysmerrësirë fill pas perëndimit të diellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit, mug; koha kur zë e gdhin ose kur zë e ngryset, muzg. Mugëtira e mbrëmjes (e natës, e mëngjesit). Ishte ende mugëtirë. Ra mugëtira. U bë mugëtirë u ngrys, u err. U nis që me (në) mugëtirë. Ndaj mugëtirës u largua.
  • 2. Të qenët i pandriçuar mirë e si në mjegull, gjysmerrësirë. Në mugëtirën e pyllit (e dhomës). Në mugëtirën e asaj dite (e asaj shtrëngate).
  • 3. fig. Gjendje e paqartë a e turbullt, mjegulli; njohja jo e mirë a jo e plotë e diçkaje, dije e pamjaftueshme, paqartësi. Në mugëtirën e shekujve. Ishte në mugëtirë e s'dinte si të bënte. I mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare.