mullëz
MULLËZ f.
- 1. Pjesa e katërt dhe e fundit e plëndësit të përtypësve. Mullëza e viçit (e lopës). Mullëza bagëtish. I heqin mullëzën kecit (qengjit).
- 2. Tharm që nxirret duke e regjur në ujë mullën e tharë të qengjit, të kecit a të viçit të vogël pirës dhe që shërben për të zënë djathë. Zë djathin me mullëz. I hedh mullëzën qumështit.
- 3. bised. Stomaku i njeriut, mullë; bark. Vuan (heq) nga sëmundja e mullëzës. I shtypi mullëzën.
- Kështu e ka zënë mullëzën kështu ka lindur, kështu është ngjizur; kështu është rritur e kështu vazhdon të jetojë, këtë jetë ka bërë e kështu është mësuar që në fillim.