mullis
MULLIS m.
- I zoti i mullirit ose ai që punonte në mulli për bluarjen e drithit; punëtor i përgatitur që punon në mulli dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij. Mullisi i fshatit. Zanati i mullisit. Punon si mullis.
- Secili të vetën, mullisi të ujit (secili ka hallin e vet, kurse mullisi të ujit) secili ka hallet e shqetësimet e veta; gjithkush sheh hallin e vet.