mund
MUND m.
- 1. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë, për të kapërcyer një vështirësi etj.; punë e madhe ose e rëndë që të lodh, diçka e vështirë që të mundon. Me mund të madh. Kërkon mund e djersë. S'ia vlen mundi. S'i shkoi mundi kot. E shpërbleu mundin.
- 2. Fryti i punës e i përpjekjeve që ka bërë dikush. Mundi i popullit. Ma gëzofsh mundin! I rrëmbeu (i grabiti) mundin.
MUND I jokal.
- 1. Kam fuqi, zotësi, aftësi etj. për të bërë një punë a një veprim, jam në gjendje të kryej a të arrij diçka; e kam në dorë ta bëj diçka; jam i zoti a i aftë për diçka; mundem. Po të mundësh, eja (rri)! Sa mund, aq bëj. Ndihmuan me ç'mundën. Bëri (piu, hëngri) sa mundi. Foli ç'mundi. Kush mundi, mori. Fle (ha) ku të mundë fle (ha) pa pyetur se ku, pa e zgjedhur vendin, ku të ketë mundësi, ku t'i jepet rasti. S'mund më.
- 2. (zakonisht me pjesëzat mohuese s, nuk dhe mos). Jam pa qejf, s'jam mirë me shëndet, jam sëmurë. Nuk para mund. Sot s'mund. Si je? - Më dhemb koka, nuk mund.
- 3. kal. Përdoret si folje gjysmëndihmëse me vlerë modale, zakonisht në trajtën e vetës së tretë të numrit njëjës, për ta paraqitur si të mundshme a si të lejueshme atë që shpreh folja ose fjalia e mëpasme; mundem. Mund të hajë (të pijë) vetë. S'mund ta bëj (ta them, ta tregoj). S'mund të duronte (të priste) më. S'mund të lejohet (të pranohet). Mundi të shpëtonte. Mund të niset nesër a pasnesër. Mund të ketë ardhur. Mund të jetë kështu. U largua pa mundur të takohej me të.
- Aq mundi, aq shkundi shih te SHKUND.
MUND II kal.
- 1. E vë poshtë dikë, e vë nën vete, dal fitimtar mbi të në një ndeshje, në një luftë etj.; mposht. E mundi armikun (kundërshtarin). I mundëm në luftë. I mundën në futboll (në shah). E mundi me pikë. Dy mace mundin një ari. fj.u.
- 2. kal. Nuk e lë diçka të më thyejë a të më mposhtë, nuk dorëzohem, nuk jepem para diçkaje, por i qëndroj dhe ia nënshtroj vullnetit tim; e përballoj dhe e kapërcej diçka; e mposht, e shtyp; vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) më dobëson, më ligështon, më mposht a më thyen diçka e rëndë a e keqe (një sëmundje, një fatkeqësi, një ndjenjë e rëndë etj.). E mundi hidhërimin (dëshpërimin, dhembjen). E mundi gjumin. E mundi sëmundjen. I mundën fatkeqësitë (vuajtjet). Më mundi gjumi (lodhja). E mundi sëmundja. Trim është ai që mund veten. fj.u. trim është ai që mposht dobësitë e veta, veset etj. E mundën vështirësitë (vuajtjet, mundimet).