MUNDIMSHËM mb.

  • 1. Që të lodh; që kërkon punë të madhe, përpjekje, durim etj.; që bëhet me mundim, që të mundon; i vështirë. Punë e mundimshme. Lëvizje (përpjekje) të mundimshme. Bisedim i mundimshëm.
  • 2. Që sjell vuajtje, shqetësime, dhembje etj., që të bën të vuash; që është mbushur plot me mundime, që të mundon. Lindje e mundimshme. Vdekje e mundimshme. Jetë e mundimshme. Rrugë e mundimshme. Ditë (natë) e mundimshme. Vite të mundimshme.