MUNDOJ kal.

  • 1. E vë dikë të bëjë një punë të rëndë, që kërkon përpjekje, durim etj.; e detyroj dikë të bëjë një punë të mundimshme; e lodh shumë. E mundoi shumë. E mundoi puna (rruga, e përpjeta).
  • 2. Bëj që dikush të vuajë shumë, të heqë mundime trupore e shpirtërore etj., e sfilit dikë. E munduan shumë. E munduan me tortura. E mundoi sëmundja. E mundon kot veten.
  • 3. vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më bën të vuaj, më shqetëson shumë; më bren; më vret shpirtin. E mundon faji që ka bërë. E mundon dyshimi (frika). Ç'ju mundon?