MUNDUAR mb.

  • 1. Që është lodhur e është rropatur shumë, që është munduar (në punë).
  • 2. Që ka vuajtur shumë, që ka kaluar vuajtje e hidhërime të mëdha, që është munduar gjatë jetës; i vuajtur. Njeri i munduar.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Ngrihuni ju, o të munduar!...
  • I veçuari, i munduari fj.u. kush ndahet nga shokët është i pafuqishëm e vuan, bashkimi bën fuqinë.