mundur
MUNDUR mb.
- 1. Që ka humbur ndeshjen, luftën etj., që është nënshtruar, që është mundur. Shtet i mundur. Fuqi e mundur. Pala e mundur. Skuadra e mundur. Kush doli i mundur? U tërhoq (u largua, iku) i mundur.
- 2. Që mund të bëhet, i mundshëm. S'është e mundur. Në qoftë e mundur ... po të ketë mundësi. Sa të jetë e mundur më shpejt. Bëj ç' është e mundur bëj gjithçka që mund të bëhet.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Të mundurit ikën.