MUNGOJ jokal.

  • 1. Nuk ndodhem pranë dikujt a diçkaje në kohën e caktuar, nuk jam i pranishëm në një vend në kohën e duhur. Sa mungojnë? Kush mungon? Mungon me arsye. Mungonte në punë (në shkollë, në mbledhje). Mungoi disa ditë. S'mungon kurrë. Mungonte shpesh (rrallë, gjithmonë).
  • 2. vet. veta III. Nuk gjendet fare ose nuk është në sasi të mjaftueshme; nuk mjafton diçka që është e nevojshme; (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) s'e kam fare (për diçka të nevojshme); e kam në sasi të pamjaftueshme. Mungonte buka (uji). Mungonin ushqimet (drithërat, ilaçet, municionet). Mungonte lënda e parë. I mungonin paratë (mjetet). Mungonin rrugët. Halla di të bëjë byrek, po i mungon mielli. fj.u. thuhet për dikë që është i zoti për një punë, po nuk ka mjetet e nevojshme.
  • 3. vet. veta III. Nuk është, nuk vihet re a nuk haset (një send, një dukuri, një veti etj.); është mangët; (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) nuk e kam (për diçka që duhej ta kisha); nuk e kam diçka të plotë, e kam mangët a jo në shkallën e duhur. I mungon qartësia. Mungonte mirëkuptimi. Mungonte organizimi (disiplina, rregulli). I mungojnë këmbët e pasme. I mungon zotësia (aftësia, zgjuarsia). Nuk i mungon dëshira (vullneti, arsyeja, durimi). U mungojnë forcat (fuqitë). I mungonte përvoja (arsimi përkatës). Na mungonte udhëheqja.
  • 4. kal. Lë diçka mangët, lë diçka pa bërë; i shmangem. Nuk shtonte as mungonte gjë e tregonte ashtu siç kishte ndodhur, pa shtuar e pa hequr gjë.
  • I mungon një dërrasë shih te DËRRAS/Ë,~A. I mungojnë dhitë shih te DHI,~A. Nuk i mungon asnjë qime shih te QIM/E,~JA.