MURGË I f.

  • 1. fet. Murgeshë. U bë murgë.
  • 2. bised. Vajzë a grua që ka mbetur e shkretë, e vetme, pa njeri; vajzë a grua e mjerë, që bën një jetë të rëndë. Murga e shkretë (e mjerë)! Ç'e gjeti, murgën! Hoqi të zitë e ullirit, murga!
  • Rrinte si murga në linjë rrinte pa folur asnjë fjalë, rrinte e heshtur dhe e shushatur.


MURGË II f.

  • Llumi i vajit që bie në fund të enës, fundërri vaji; lëngu i errët që del kur shtypin ullinjtë. I heqin murgën (vajit). Murgën e përdorin për sapun.