MURGESHË I f.

  • Fem. e MURG,~U. Murgeshë e re (plakë). Kuvend (shkollë) murgeshash. E zbehtë si murgeshë.
  • Ka zemër murgeshë ka mëshirë e keqardhje kristiane për këdo pa përjashtim, nuk e ndan të mirin nga i ligu.


MURGESHË II f. zool.

  • 1. Flutur e madhe me shirita të zinj e njolla të zeza në krahë dhe në bark, vemja e së cilës njihet si dëmtues i drurëve e sidomos i pishave.
  • 2. Kandërr fluturuese që e ndryshon ngjyrën sipas mjedisit, me trup shumë të gjatë, me kokën trekëndëshe e shumë të lëvizshme, me sy të dalë, me dy palë krahë të hollë, me të cilët, duke i fërkuar bën një zhurmë.