MURMURITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes MURMURIT.
  • 2. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmurimë; pëshpëritje. Murmuritje e lehtë (e mbyllur). Murmuritje habie (pakënaqësie, kundërshtimi). Murmuritje zërash. U ndie një murmuritje. U përgjigj me një murmuritje. E pritën me murmuritje.
  • 3. Zhurmë e lehtë që dëgjohet kur lëvizin gjethet nga era, kur rrjedh uji ngadalë etj., shushurimë; gurgullimë; murmurimë. Murmuritje e ëmbël (e lehtë, e largët). Murmuritja e gjetheve (e detit, e lumit, e pyllit).