murosur
MUROSUR mb.
- 1. I mbyllur, i rrethuar a i ndarë me mur, i zënë me mur. Dritare (derë) e murosur.
- 2. vjet. Që është mbyllur diku i gjallë me mur dhe është lënë të vdesë (si dënim); etnogr. që është bërë fli në themelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., që është murosur (sipas një zakoni të vjetër të mbështetur në besime të kota).