MURRASH m. zool.

  • Harabel.


MURRASH mb.

  • 1. Që ka ngjyrë të murrme, që është në ngjyrë gështenje (për kafshët). Ka (qen, zog) murrash. Lopë murrashe.
  • 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Çmbrehu murrashin nga parmenda. Ç'ka murrashi që leh? Murrashja jep shumë qumësht.