murriz
MURRIZ m. bot.
- Shkurre e egër me shumë degë e me gjemba, me gjethe të vogla me majë të mprehtë dhe me lule të bardha, që bën kokrra të kuqe me lëng, të cilat mund të hahen ose të përdoren në mjekësi; kokrrat e kësaj shkurreje. Murrizi i kuq ushinth. Kokrrat e murrizit. Lule murrizi. Lëng murrizi. I hyri një gjemb murrizi. Thuri gardhin me murriz. Ishte plot murriza e driza.
- E bën murrizin hardhi e zbukuron jashtë mase diçka; e paraqet diçka të keqe si të mirë, e bën ferrën pëlle. Më mbeti murriz në zemër më mbeti merak, më mbeti gozhdë në zemër. Fshiji buzët (mustaqet) për murrizi (pas murrizit)! iron. shih te BUZ/Ë,~A. Gjithkujt murrizi i vet i duket i njomë fj.u. iron. thuhet kur dikush lavdëron tepër gjërat e veta, fëmijët e vet a punën e vet, edhe kur nuk e meritojnë.