MUSHKË f.

  • Kafshë njëthundrake, me trup në ngjyrë të murrme ose të përhime, me bishtin e veshët si të gomarit, që del nga kryqëzimi i pelës me gomarin ose shumë rrallë edhe nga kryqëzimi i gomaricës me kalin dhe që shërben si kafshë ngarkese sidomos në vise malore. Mushkë xanxare. Gjurmët e mushkës. Është si mushkë është e fortë, nuk lodhet kurrë. Ngul këmbë si mushkë është shumë kokëfortë. Mushkës xanxare ia vënë drutë më të trasha (barrën më të rëndë). fj.u. atë që grindet a që hedh shkelma e ngarkojnë me punë më të rënda që të shtrohet.
  • Kur të pjellë mushka iron. asnjëherë, kurrë. I pjell edhe kau (mushka) dikujt shih te KA,~U. Ku të shpie (të çon) mushka!? ç'bën ashtu, ku vete, s'e sheh sa gabim po vepron, nuk po e kupton se në ç'gjendje të keqe po e çon veten, se si po katandisesh!? Ashtu (kështu) i do mushka drutë keq.
  • a) ashtu duhet sjellë a duhet vepruar me dikë, sepse ashtu e meriton, sipas kokës edhe festja;
  • b) ashtu e do puna. I gjeti mushka drutë keq. gjeti atë që kërkonte, e pësoi siç e meritonte, mori përgjigjen a dënimin e merituar. Harro mushkë Valarenë! iron. s'është më ajo kohë, iku ajo kohë (kur dikush e kishte çdo gjë të lehtë). Nuk mbarset mushka të pjellë mëz fj.u. nuk mund të bëhet a të ndodhë diçka e pamundshme, jashtë mendjes, edhe pse e mendon dikush. Gjurmë mushke bot. shih te GJURMË,~A. Thundër mushke bot. shih te THUND/ËR,~RA.