MUSHT m.

  • Lëngu i rrushit të pjekur para se të tharmëtohet a të bëhet verë; lëngu që nxjerrim nga molla e nga pemë të tjera kur i shtypim; lëng rrushi, manash etj. i zier e i trashur si pekmez. Musht i ëmbël. Musht rrushi (mollësh). Shkumon mushti. Pi musht. Gushti me rrushin, vjeshta me mushtin. fj.u.
  • Ka marrë musht ka marrë forca, ka marrë fuqi.