MUTAF m.

  • 1. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, plaf; shkorsë. Mbuluar fund e krye me mutaf. Shtroi mutafin.
  • 2. Mbulesë prej leshit të dhisë, që hidhet sipër vitheve të kalit, përkavë; cohë që vihet nën shalën e kalit. Mutaf i trashë. Mutaf kadifeje.
  • Kali i mirë njihet nën mutaf fj.u. njeriu njihet në punë e sipër, njeriu duhet çmuar nga puna që bën.