muzikor
MUZIKOR mb.
- 1. Që ka të bëjë me muzikën, që i përket muzikës, i muzikës; që shprehet me anë të muzikës; që ka muzikë ose që shoqërohet me muzikë. Vepër (pjesë, gjini) muzikore. Temë muzikore. Teoria muzikore. Shije (prirje) muzikore. Komedi (tablo) muzikore. Program muzikor. Numra muzikorë. Jeta jonë muzikore. Alfabet muzikor tërësia e shenjave që përdoren për të shkruar muzikë.
- 2. Që tingëllon këndshëm a ëmbël, muzikal. Gjuhë muzikore.
- 3. Që shërben për muzikë; që jep muzikë ose që merret me muzikë. Vegël muzikore. Grup muzikor. Bandë muzikore.