MYKUR mb.

  • 1. Që ka zënë myk, që është mykur. Bukë e mykur. Farë e mykur. Ushqime (pemë) të mykura.
  • 2. fig. Që ka mbetur në një vend për një kohë të gjatë pa lëvizur, pa punuar e pa vepruar, që është plogështuar, e ka humbur gjallërinë; që ka mbetur prapa të tjerëve, që ka mendime prapanike; që ka zënë ndryshk. Njerëz (burokratë) të mykur.
  • 3. fig. Që vjen në kundërshtim me të renë a me përparimtaren, që nuk është i kohës, që nuk të lë të shkosh përpara, që pengon zhvillimin e mëtejshëm; i vjetruar, prapanik. Libra të mykura. Zakone të mykura të së kaluarës. Mendime të mykura.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.