mys
MYS m.
- 1. Pjesë e dalë e diçkaje, që vjen me kurriz, ana e ngritur dhe e lakuar; kurriz. Mysi i dorës. Mysi i dheut kurrizi i dheut në hulli, që ngrihet nga lërimi i tokës; sop. Mysi i bukës ana e sipërme e bukës, që vjen e fryrë.
- 2. Pjesa e harkuar e diçkaje, që vjen si kupë. Mysi i qiellit.
- 3. si mb. I mysët. Kapele mys. Është mys.
- Hiqe mys diçka! mos e zgjat më!, mos mendo më për të!, ka marrë fund ajo punë. Ia hoqi mysin asaj pune nuk ka më shpresë të rregullohet ajo punë, hoqi dorë prej saj, ia hoqi fillin.