MYSAFIR m.

  • Mik që vjen në shtëpi dhe rri për drekë, për darkë a për të fjetur; mik. Mysafir i nderuar (i shquar, i lartë). Mysafir i vonuar (i paftuar). Mysafirët e huaj. Mysafir nderi. Dhoma (oda) e mysafirëve. Erdhën mysafirët. Kemi mysafirë. Janë mysafirët tanë. Rri si mysafir nuk punon; rri sikur është mik i ftuar, nuk merr pjesë në një punë.