MYSHK I m. bot.

  • Grup bimësh me ndërtim më të ndërlikuar se algat, kërpudhat e likenet, pa lule, që kanë gjethe, kërcell dhe rrënjë, riprodhohen me spore dhe rriten në vende me lagështi, mbi trungje drurësh, mbi tjegulla, mbi gurë a mbi shkëmbinj, buzë përrenjsh etj. Myshku i gjelbër (i butë). Myshqe të njoma. Myshk druri. Myshk uji. Myshk pylli. Myshku i kënetës. Fije myshku. I veshur (i mbuluar) me myshk. Mbrojtja e bimëve nga myshku. Zuri myshk.


MYSHK II m.

  • 1. Lëndë me erë të fortë e të këndshme, që nxirret nga një gjëndër e mashkullit të një lloj dreri dhe që përdoret në parfumeri, në mjekësi etj.; erë e mirë dhe e këndshme që ka diçka. Myshku i rrushit (i kumbullave). Myshk e sheqer! ur. urim që u bëjnë fëmijëve kur teshtijnë.
  • 2. Sapun me erë të mirë, sapun fytyre. U harxhua (u tret) myshku.
  • 3. përd. mb. Që ka erë të mirë. Rrush (kumbulla) myshk. Sapun myshk.