NËMUR mb.

  • 1. Që ka mbi vete një nëmë, që është nëmur; i mallkuar. Armiqtë e nëmur. Shtëpi e nëmur.
  • 2. I shkretë, i mjerë, i gjorë. E nëmura plakë. I nëmuri baba.
  • 3. përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. U larguan të nëmurit. Ç'pati, i nëmuri, që vdiq? Ç'e gjeti, të nëmurën!