nënfish
NËNFISH m.
- 1. Njësi më e vogël, në të cilën ndahet një njësi matëse themelore; kund. shumëfish. Nënfishat e metrit decimetri, centimetri, milimetri. Nënfishat e kilogramit (e litrit).
- 2. mat. Numri që hyn një a më shumë herë në një numër më të madh pa lënë mbetje. Dyshi është nënfishi i gjashtës.