nënshtroj
NËNSHTROJ kal.
- 1. Vë nën pushtetin a nën sundimin tim; vë në gjendje varësie, e detyroj të bindet. Nënshtruan vendin. Nuk i nënshtruan dot kryengritësit.
- 2. Bëj diçka që të veprojë në dobinë time e sipas qëllimeve të mia. Nënshtrojmë natyrën (forcat e natyrës).
- 3. Vë diçka në shërbim të një ideje a detyre kryesore, të një qëllimi a synimi themelor që qëndron mbi çdo gjë tjetër. Ia nënshtrojmë gjithçka socializmit. Ia nënshtroj interesin vetjak interesit të përgjithshëm.
- 4. E kaloj diçka nëpër një shqyrtim. Ia nënshtroj gjykimit të masës.