nëntëdhjetë
NËNTËDHJETË num. them.
- 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me nëntë dhjeta, tetëdhjetë edhe dhjetë. Nëntëdhjetë veta. Nëntëdhjetë ditë. Nëntëdhjetë vjeç.
- 2. përd. num. rresht. I nëntëdhjetë. Dhoma (kabina) nëntëdhjetë. Në kilometrin nëntëdhjetë. Në vitin nëntëdhjetë. Vitet nëntëdhjetë dhjetëvjetëshi i fundit i një shekulli.
NËNTËDHJETË num. rresht.
- 1. Që i përgjigjet numrit nëntëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Ditën e nëntëdhjetë. Në minutën e nëntëdhjetë.
- 2. përd. em. f. Një nga të nëntëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e nëntëdhjeta. Pesë të nëntëdhjetat.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
- 4. si em. f. vet. ~ AT (të). Periudhë prej nëntëdhjetë vjetësh si moshë. I mbushi të nëntëdhjetat.