NËNTËMBËDHJETË num. them.

  • 1. Numri që vjen menjëherë pas tetëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me tetëmbëdhjetë edhe një. Nëntëmbëdhjetë burra (gra). Nëntëmbëdhjetë ditë (vjet). Nëntëmbëdhjetë kilometra.
  • 2. përd. num. rresht. I nëntëmbëdhjetë. Ndërtesa (pallati) nëntëmbëdhjetë. Në kilometrin nëntëmbëdhjetë. Në faqen nëntëmbëdhjetë.


NËNTËMBËDHJETË num. rresht.

  • 1. Që i përgjigjet numrit nëntëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e nëntëmbëdhjetë. Dita e nëntëmbëdhjetë. Në minutën e nëntëmbëdhjetë.
  • 2. përd. em. f. Një nga të nëntëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e nëntëmbëdhjeta.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i nëntëmbëdhjeti.