NËNVIZOJ kal.

  • 1. Heq një vijë nën një fjalë ose nën një rresht të shkruar. Nënvizoj me laps të kuq. Nënvizoj një fjalë (një fjali).
  • 2. fig. Vë në dukje diçka në mënyrë të veçantë; tërheq vëmendjen e dikujt mbi rëndësinë e diçkaje duke e sqaruar më mirë; theksoj. Nënvizoj rëndësinë e diçkaje. Artikulli nënvizonte se...