NËPËRMJET parafj.

  • Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që tregon mjetin me anën a me ndërmjetësinë e të cilit bëhet ose arrihet diçka; me anë të. Nëpërmjet luftës (përpjekjeve, sakrificave). Nëpërmjet kritikës (autokritikës, shembullit personal). Nëpërmjet jush përshëndetim rininë. Kalitja nëpërmjet punës. Marrja e pushtetit nëpërmjet revolucionit.