nanuris
NANURIS kal.
- 1. Vë në gjumë foshnjën duke i kënduar e duke e përkundur. Nanuris foshnjën.
- 2. fig. E vë në gjumë dikë, i marr mendjen, e trullos. I nanuriste me pallavra. Përpiqen të nanurisin masat.
- 3. fig. Përkëdhel; prek lehtë. Valët nanurisnin bregun. Era nanuriste gjethet.