natyralist
NATYRALIST m.
- 1. Ai që merret me studimin e natyrës; lëvrues i shkencave të natyrës. Natyralist i madh (i shquar).
- 2. Nxënës shkolle që merret me vëzhgime për jetën e bimëve dhe të kafshëve. Rrethi i natyralistëve të rinj.
- 3. let., art. Pasues i natyralizmit.
NATYRALIST mb. let. art.
- 1. Që ka të bëjë me natyralizmin, i natyralizmit. Shkolla (rryma) natyraliste.
- 2. Që i përshkruan ose i paraqit me imtësi e drejtpërdrejt, ashtu siç i sheh, hollësitë e jetës e të dukurive, por pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Përshkrim natyralist. Skenë natyraliste.