NATYRSHËM mb.

  • 1. Që bëhet sipas rregullsive e ligjeve të natyrës, që kryhet pa përdorur mjete a ndërhyrje të jashtme, natyror. Zhvillim (proces) i natyrshëm. Vdekje e natyrshme.
  • 2. Që pranohet se është në përputhje me rregullat e zakonshme të jetës, normal. Kërkesa të natyrshme. Është e natyrshme është e drejtë, me vend, kuptohet vetvetiu.
  • 3. Që është i vetvetishëm e i zakonshëm, pa stërhollime ose diçka tjetër të tepërt; i thjeshtë e i çlirët, jo i hirtë. Lëvizje e natyrshme. Sjellje e natyrshme. Në mënyrë të natyrshme.


NATYRSHËM ndajf.

  • Në mënyrë të vetvetishme e të zakonshme, pa stërhollime e teprime, në mënyrë të thjeshtë e të çlirët, pa u shtirë. Flet natyrshëm. Luan natyrshëm (për një aktor).