NATYRSHMËRI f.

  • Cilësia e atij që është i natyrshëm, ose e diçkaje që bëhet në mënyrë të vetvetishme e pa stërhollime, të qenët i thjeshtë e i çlirët. Natyrshmëria e të vegjëlve. Thjeshtësia dhe natyrshmëria e lëvizjeve. Luan (interpreton) me natyrshmëri (për një aktor). Flet me natyrshmëri. Humbet natyrshmërinë.