ndërgjegje
NDËRGJEGJE f.
- 1. filoz., psikol. Forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij. Materia është parësore, ndërgjegjja është dytësore. Materia ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja. Ndërgjegjja shoqërore tërësia e pikëpamjeve politike, filozofike, fetare, juridike, morale, shkencore, estetike etj., që pasqyrojnë qenien shoqërore.
- 2. Gjendja e njeriut që ka dijeni për botën e jashtme dhe për ndijimet e veta, aftësia për të rrokur e për të kuptuar botën e jashtme dhe të brendshme të njeriut, vetëdije. Me ndërgjegje të plotë. Humbi ndërgjegjen humbi ndjenjat, iu err mendja. I errëson ndërgjegjen. E bëri me ndërgjegje.
- 3. Aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore; kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese, që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut a të një grupi njerëzish në jetën shoqërore, vetëdije. Ndërgjegje politike. Ndërgjegje klasore (kombëtare). Ndërgjegje e lartë socialiste. Rritja e ndërgjegjes klasore. I ngre (i zhvillon) ndërgjegjen. I zgjohet ndërgjegjja.
- 4. Ndjenja vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara të tjerëve ose shoqërisë, vlerësimi i brendshëm i sjelljes e i veprimeve në përputhje me kërkesat e shoqërisë; qëndrimi i drejtë e i ndershëm në punë a në një veprimtari, që niset nga kjo ndjenjë. Ndërgjegje e pastër (e lartë). Ndërgjegjja në punë. Zëri i ndërgjegjes. Njeri me (pa) ndërgjegje. Punon me ndërgjegje. E bren (e vret) ndërgjegjja. I prish ndërgjegjen. E them me ndërgjegje të pastër (të qetë). Vepron kundër ndërgjegjes. E kam barrë në ndërgjegje.