ndërgjegjshmëri
NDËRGJEGJSHMËRI f.
- 1. Të qenët i ndërgjegjshëm, aftësia për të kuptuar drejt dhe qartë botën e jashtme dhe veprimet e veta, qëndrim i ndërgjegjshëm. Ndërgjegjshmëri e lartë. Ndërgjegjshmëria e masave.
- 2. Cilësia e njeriut të ndërgjegjshëm, zelli dhe ndershmëria në plotësimin e detyrave. Ndërgjegjshmëria në punë.