ndërhyj
NDËRHYJ jokal.
- 1. Marr pjesë në një punë, në një bisedë a në diçka tjetër që nuk lidhet me mua, përzihem. Ndërhyj në bisedë. Ndërhyn në punët e brendshme. Ndërhyri me forcë. Ndërhyn në marrëdhëniet familjare.
- 2. Marr pjesë në diçka për të ndërprerë vazhdimin e mëtejshëm ose për t'i dhënë drejtim tjetër. Ndërhynë partizanët. Ndërhyri në kokë. Ndërhyn për t'i ndarë (për t'i pajtuar).
- 3. Bëhem ndërmjetës për diçka, bëj përçapje pranë dikujt për punën e një tjetri; ndërmjetësoj. Ndërhyri pranë drejtorisë. Ndërhyri për t'i gjetur punë.