ndërhyrës
NDËRHYRËS m.
- 1. Ai që shkel me dhunë në një vend tjetër për ta pushtuar ose për të shtypur një lëvizje revolucionare a çlirimtare. Lufta kundër ndërhyrësve të huaj.
- 2. Ai që ndërhyn si ndërmjetës për punën e një tjetri.
- 3. drejt. Ai që paraqitet në një çështje gjyqësore për të mbrojtur një interes vetjak ose për të mbështetur njërën palë. Ndërhyrësi kryesor.
NDËRHYRËS mb.
- Që merr pjesë në ndërhyrjen e armatosur në një vend të huaj; që organizon një ndërhyrje kundër një vendi tjetër. Trupat (forcat) ndërhyrëse. Shtetet ndërhyrëse. Veprimtari ndërhyrëse.