NDËRKOMBËTARIZOJ kal.

  • 1. I jap karakter ndërkombëtar, e bëj të përbotshëm; bëj që të marrin pjesë vende të ndryshme në një luftë, në një ndërhyrje etj. E ndërkombëtarizuan luftën (konfliktin).
  • 2. E bëj ose e shpall diçka ndërkombëtare, të lirë për t'u përdorur nga vende të ndryshme.