NDËRKRYER mb.

  • 1. Që është bërë si i marrë, i prishur mendsh, i shkalluar, i tërbuar. Flet si i ndërkryer. Ikte (u bë) si i ndërkryer. U zgjua si i ndërkryer.
  • 2. Që është sëmurë nga trutë dhe sillet si i tërbuar (për kafshët). Dele (mushkë) e ndërkryer. Si dem i ndërkryer.