ndërlidhës
NDËRLIDHËS m.
- 1. Ai që dërgohet për të lidhur drejtpërdrejt njëri me tjetrin dy njerëz, dy grupe a dy njësi ushtarake; dikush a diçka që shërben për të ndërlidhur dy palë a dy anë midis tyre. Ndërlidhësi i çetës (i grupit). Ndërlidhësi i organizatave. Luan rolin e ndërlidhësit.
- 2. Punonjës që shërben në mjetet e ndërlidhjes; usht. ushtar i reparteve të ndërlidhjes. Ndërlidhësit e brigadës.
NDËRLIDHËS mb.
- Që shërben për të ndërlidhur midis tyre dy a më shumë njerëz, vende a sende të ndryshme. Rrugë ndërlidhëse. Mjet ndërlidhës. Hallkë ndërlidhëse. Urë ndërlidhëse. Zonë ndërlidhëse.