ndërlikim
NDËRLIKIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDËRLIKOJ, NDËRLIKOHEM. Ndërlikimi i gjendjes. Ndërlikimi i çështjes.
- 2. kryes. Rrethana ose ngjarje, që e bëjnë më të ngatërruar e të vështirë diçka. Ndërlikime politike (të jashtme, të brendshme). Sjell (shkakton) ndërlikime. Shmang ndërlikimet.
- 3. Gërshetim i ngatërruar i diçkaje, pleksje. Ndërlikim fijesh. Ndërlikimet e qëndismës. Ndërlikimet e nervave.
- 4. mjek. Dukuri tjetër rënduese që shfaqet gjatë një sëmundjeje ose pas saj. Operacioni doli mirë, po pas tij pati disa ndërlikime.