NDËRLIKUAR mb.

  • 1. Që përbëhet nga shumë pjesë të ndërthurura në mënyrë të ngatërruar midis tyre; që ka shumë anë a tipare të ndryshme, të pleksura midis tyre; kund. i thjeshtë. Mekanizëm i ndërlikuar. Figurë e ndërlikuar. Zbukurime të ndërlikuara. Përbërje e ndërlikuar. Kafshët e ndërlikuara. zool. kafshë që kanë arritur një fazë të lartë zhvillimi biologjik.
  • 2. Që është i vështirë për t'u kuptuar ose për t'u zgjidhur, që ka ndërlikime, i ngatërruar, i koklavitur. Ushtrim (problem) i ndërlikuar. Detyrë (çështje) e ndërlikuar. Gjendje (situatë) e ndërlikuar. Rrethana të ndërlikuara. Operacion i ndërlikuar.