NDËRPRES kal.

  • 1. Kaloj kryq me një tjetër, e pres përmes. Hekurudha ndërpret rrugën automobilistike. Ndërpres me një drejtëz.
  • 2. Lë përgjysmë një punë a një veprim, lë diçka pa përfunduar; pezulloj. Ndërpreu punën (studimet). Ndërprenë bisedimet. I ndërpreu vizitat.
  • 3. Ndërhyj për të penguar vazhdimin a zhvillimin e një veprimi, ndaloj punën e rregullt të diçkaje; nuk i jap më. I ndërpreu lojën. I ndërpret zhvillimin. Ndërpreu rrymën (ujin). I ndërprenë rrugën. I ndërprenë ndihmat. Ndërpreu miqësinë me të.
  • 4. I ndaloj fjalën përgjysmë dikujt, nuk e lë dikë që të vazhdojë bisedën, e pengoj. I ndërprenë fjalën. E ndërpreu folësin (bashkëbiseduesin). Mos më ndërprisni!
  • 5. usht. Përcaktoj vendin ku ndodhet një objekt, duke kryqëzuar mbi të dy vijat e shikimit me mjete optike. Ndërpres një objektiv.