ndërsjellë
NDËRSJELLË mb.
- 1. Që ndodh a që bëhet ndërmjet dy anëve, palëve ose dukurive, të cilat ndikojnë a veprojnë njëra mbi tjetrën; që ka lidhje të dyanshme me diçka tjetër; i dyanshëm, i shoqishoqëm, reciprok. Marrëdhënie të ndërsjella. Varësi e ndërsjellë. Veprim (bashkëveprim) i ndërsjellë. Ndikim i ndërsjellë. Huazime të ndërsjella. gjuh.
- 2. Që është ose që bëhet në dobi të të dyja palëve, i dyanshëm, reciprok. Përfitim i ndërsjellë. Leverdi (dobi) e ndërsjellë. Sigurim i ndërsjellë. drejt. Ndihmë e ndërsjellë. drejt.
- 3. Që ndihet ose që tregohet nga të dyja anët njësoj, që është i njëjtë e i përbashkët për të dyja palët, i dyanshëm, reciprok. Mirëkuptim (besim) i ndërsjellë. Dëshirë e ndërsjellë.