Shqip redaktoni

Emër redaktoni

ndërtim m.

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDËRTOJ, NDËRTOHET. Ndërtimi i banesave. Ndërtimi i makinave. Lëndë (materiale) ndërtimi lëndë të ndryshme, që shërbejnë për ngritjen e ndërtesave. Shesh ndërtimi. Ndërmarrje (kantier) ndërtimi. Teknikumi i ndërtimit.
  2. fig. Ngritja dhe përfundimi i diçkaje; veprimtaria për të krijuar dhe ngulitur diçka, puna për të vënë në jetë diçka. Ndërtimi i plotë i shoqërisë socialiste. Ndërtimi i kulturës së re. Çështjet e ndërtimit shtetëror dhe ekonomik.
  3. Mënyra si është ndërtuar a si është organizuar diçka; vendosja e pjesëve brenda një të tëre në lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre; strukturë. Ndërtimi i brendshëm. Ndërtimi organizativ. Ndërtim kokrrizor. Ndërtimi i Partisë. Ndërtimi i Tokës. Ndërtimi i qelizës (i syrit). Ndërtimi i bërthamës së atomit. Ndërtimi i fjalisë. gjuh. Ndërtimi i orës së mësimit. Ndërtimi i tekstit.
  4. kryes. Ndërtesa për qëllime të ndryshme; diçka që është ndërtuar. Ndërtimet e reja. Ndërtime bujqësore (shkollore, ekonomike, sportive). Kanë bërë shumë ndërtime.
  5. gjuh. Tog fjalësh me lidhje të caktuara gramatikore ndërmjet gjymtyrëve. Ndërtim sintaksor. Ndërtim pësor (lejor).
  • Ndërtime kapitale ek. ndërtesat e makineritë në industri ose në një degë të ekonomisë, që shtohen si fonde themelore për zgjerimin e prodhimit.